Akuzat e Meghan dhe Harry, Pallati Mbretëror: Çështjet do t’i trajtojmë

Mbretëresha Elizabeth ka reaguar për herë të parë, pas intervistës ‘bombë’ për Oprah Winfrey, të dhënë nga nipi i saj Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle.

“E gjithë familja është e pikëlluar pasi mësoi se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry dhe Meghan”, tha Buckingham Palace në një deklaratë të lëshuar në emër të mbretëreshës.

Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racës, janë shqetësuese. Ndërsa disa kujtime mund të ndryshojnë, ato merren shumë seriozisht dhe do të adresohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë shumë të dashur si anëtarë të familjes”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e Mbretëreshës u lëshua vetëm disa orë pasi djali i saj, Princi Charles, trashëgimtari i fronit dhe babai i Princit Harry, bëri daljen e tij të parë publike që nga intervista gjithëpërfshirëse e Harry dhe Meghan me Winfrey.

Charles nuk iu përgjigj një reporteri që i kërkoi reagimin e tij ndaj intervistës së Harry dhe Meghan, në të cilën çifti foli në lidhje me luftimet e shëndetit mendor të Meghan, ku Meghan bëri akuza për racizëm brenda familjes mbretërore, si dhe pretendoi se ishin përjshtuar nga këstet financiare dhe se u ishte mohuar mbrojtja e sigurisë.

Intervista televizive e ka zhytur çiftin mbretëror në krizën më të madhe që nga vdekja e nënës së Harry-t, Diana në vitin 1997, kur familja, e drejtuar nga Mbretëresha Elizabeth, u kritikua gjerësisht pasi u përgjigj me shumë vonesë.

Një burim mbretëror tha se Pallati e quan këtë një çështje familjare dhe se çiftit mbretëror duhet t’u jepej mundësia për t’i diskutuar çështjet e ngritura privatisht si familje.

Burimi shtoi se ata kishin nevojë të peshonin me kujdes përgjigjen para se ajo të publikohej.

Në intervistën dy orëshe, Harry tha gjithashtu se babai i tij, trashëgimtari i fronit Princi Charles, e kishte braktisur atë dhe se ai ishte ndjerë i pafuqishëm gjatë jetës së tij brenda familjes mbretërore.

Klan News