Në 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se i riu me iniciale E.N. përdorte kartëmonedha të falsifikuara për blerje të ndryshme.

Ndalim i tij u bë pasi në datë 25.01.2021, ka furnizuar me karburant automjetin tip “Opel” në një pikë karburanti në lagjen “1 Maji”, Fier, dhe pagesën e ka bërë me një kartëmonedhë 50 Euro e dyshuar e falsifikuar.

Po ashtu ai ka blerë produkte në një dyqan në Mallakastër me kartëmonedhë 50 Euro të dyshuar të falsifikuar.

Në fund të operacioni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Opel” dhe dy kartëmonedha 50 euro të dyshuara të falsifikuara./tvklan.al