Këngëtarja dhe prezantuesja Gerta Heta është emocionuar nga surpriza dhe mesazhi i dashurisë që bashkëshorti i saj Matko, i bëri këtë të premte në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.

Rudina: Sa të lidhura janë me babin?

Gerta Heta: Orarin e tërbimit e kanë me babin. D.m.th. bëjnë nga këto lojërat fizike, të cilat mami nuk i ndjek dot. Mami merret me të tjera punë, i ushqen dhe kujdeset për gjërat e tjera. I disiplinon, kurse babi bën këto lojërat me adrenalinë. Plus me Lunën merret edhe me matematikë, unë nuk e kam qejf hiç matematikën. Ne i kemi ndarë punët, unë merrem me gjuhën, ai merret me matematikën…

Rudina: Ai sot ka edhe diçka për ju

Gerta Heta: Na e ke sjellë?

Rudina: Jo jo, Matkon jo. Herë tjetër. Por në një formë tjetër, jo fizikisht, por në një formë tjetër. Jemi gati? Lule, lule për vajzat tona.

Gerta Heta: Është e sigurt që i kemi nga babi këto? Faleminderit. Uau.

Rudina: Lule për vajzat e shtëpisë…

Gerta Heta: Ja të lexojmë içik pusullën. O zot, shife ça na ka shkruajtur…

Rudina: Do na e lexosh edhe ne me zë të lartë?

Gerta Heta: Po po. “Faleminderit Zot që në këto dy muaj izolim ishte ti si bashkëshortja ime. Në këtë periudhë kam kuptuar se sa e lehtë është jetesa me ty. Shpresoj të vazhdojmë kështu me këtë qetësi derisa të plakemi. Të dashuroj! Ti dhe vajzat tona jeni gjithçka për mua në jetë. Kur nuk jam afër jush zemrat e babit më mungon shumë zhurma juaj që bëni 24 orë në ditë. Ju ka Tata shumë xhan të dyjave, Volim Bas” – jua ka shkruar kroatisht, që do të thotë ‘ju dua’.  Lulet i keni nga Tata. Faleminderit shumë Tata.

Rudina: Në një farë mënyre e patët edhe atë pjesë të programit.

Gerta Heta: Shumë faleminderit për këtë surprizë.

Rudina: Ai gjithmonë të mbështet dhe të shtyn që të bësh diçka të re dhe t’i rikthehesh ekranit dhe skenës.

Gerta Heta: Po më shtyn.  /tvklan.al