Një emision nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Me pjesëmarrjen e veçantë të Emiliano Lule.

Në natën e dhjetë të “Më shumë dashuri” ndoqët:

Një ngjarje që ndoshta e keni parë vetëm në filmat amerikanë. Antoni jetonte me dokumente të rregullta në Greqi, por vrasja e nënës së tij në mënyrë makabre e riktheu në Shqipëri pranë bashkëshortes dhe 4 fëmijëve të tyre. I dyshuari për vrasjen u shkon dhe i kërcënon i armatosur, por nga shkrepja e armës humb jetën. Pavarësisht denoncimit të Antonit tre herë në polici për të dyshuarin, tanimë ai vuan dënimin në paraburgim për vrasjen e tij. Fëmijët kërkojnë të vendoset drejtësia dhe i ati të rithehet pranë tyre, si dhe t’iu rikthehet vëllai, të cilin e rrit halla.

Një ngjarje e rrallë erdhi sonte në “Më shumë dashuri”. Një grua, nënë e dy fëmijëve, braktisi fshatin ku jetonte dhe tanimë jeton me familjen për t’iu përkushtuar ëndrrës së saj, fizikës. Alketa nuk është një grua e zakonshme, pasi ka arritur të bëjë në të njëjtën kohë nënën, bashkëshorten dhe studenten perfekte. Por gjendja e vështirë ekonomike e ka vendosur në pozitë të vështirë.

Zeneli, një djalë shqiptar 24-vjeçar, dashuron një vajzë angleze, Zoin. Por kur ata ishin gati për të kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë ndodhi diçka e papritur. Ajo u kthye në Shqipëri për t’i treguar familjarëve për dasmën, por pësoi një aksident të rëndë. Zeneli u paralizua dhe u detyrua të përfundojë gjithçka me Zoin.

Valentina Jahja u detyrua të jepte të bijën për birësim në Itali me shpresën se do ta ndihmonin me problemin që kishte me dëgjimin, por familja birësuese shkëputi çdo komunikim me ta. Për plot 15 vite Valentina nuk e ka parë të bijën, Rajmondën. Por sonte familja Jahja përjetoi emocione të forta, pasi iu realizua ëndrra më e madhe e jetës së tyre, ritakimi me Rajmondën./tvklan.al