Menopauza dhe ndryshimet që ndodhin në trupin e gruas

Menopauza dhe ndryshimet që ndodhin në trupin e gruas

20:24 19/02/2020

Menopauza është fundi i periudhës së menstruacioneve dhe fertilitetit, një fazë natyrale në jetën e gruas. Zakonisht kjo ndodh ndërmjet moshës 45 dhe 55-vjeçare, por në raste të rralla mund të ndodhë më herët ose më vonë. Vezoret e femrës në këtë fazë prodhojnë më pak hormone femërore, estrogjen, progesterone dhe për këtë arsye femra nuk është më në gjendje të mbetet shtatzënë. 

Për të diskutuar për këtë temë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan ishte e ftuar mjekja psikiatre, Ariana Rreli.

Rreli shprehet se menopauza shoqërohet me ndryshime të mëdha fizike, por edhe psikologjike.

Ariana Rreli: Përveçse është një tërmet hormonal, të themi, i cili ka impaktin e vet fiziologjik edhe në sistemin nervor, ky shoqërohet padiskutim edhe me ndryshime të rëndësishme fizike tek një grua. Bie eleasticiteti i lëkurës, fillon tonusi muskular gjithashtu, duket se një grua që po humbet ciklin menstrual, po humbet edhe feminilitetin me të. Pra është një lloj këndëvështrimi, që dikush mund ta impostojë edhe gabim, sidomos kur ka një ambient familjar që është pak kuptues ose aspak stimulues, probleme brenda familjes. Fëmijë shumë të rritur që kërkojnë patjetër që kjo nënë të jetë po aq aktive. Ndërkohë që ajo ka ndryshimet e veta, që nuk ia premton gjendja e saj e përgjithshme që t’ju përgjigjet këtyre gjërave.

Sipas saj, nëse femrat nuk pranojnë dhe kuptojnë ndryshimet që ndodhin me to, problematikat që vijnë mund të jenë më të vështira.

Ariana Rreli: Ndryshimi i vërtetë në sistemin nervor, sepse ky tërmet hormonal prek hipotalamusin, nga ana fiziologjike që është përgjegjës për termorregullimin e trupit. Prandaj janë këto afshet, thënë në gjuhën e përditshme, mungesa e gjumit, ndryshimi i ritmit kardiak. Është kjo luhatje hormonale, që faturën e saj e çon në sistemin nervor, i cili pastaj nëse ne nuk jemi në gjendje ta kuptojmë këtë lloj ndryshimi, pra nuk jemi të përgatitur për çfarë po na ndodh dhe nëse ambienti nuk na stimulon, çon në problematika akoma më të vështira. Fiziologjikisht preket lobi i talamusit dhe ky është përgjegjës për çrregullimet e ankthit, depresionit, që pavarësisht pjesës psikologjike, që vetë femra mund të cënohet në këndvështrimin që ka për këtë gjendje të re, është edhe vetë organizimi që filllon dhe ankon për shkak të disekulibrit fiziologjik që tashmë është vendosur./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo