Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot 553-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

MEPJ ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqen bustet e heroit legjendar në disa vende të botës: Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Itali, Zvicër, SHBA etj.

Ndërkohë në kuadër të këtij përvjetori, këtë të diel përurohet një tjetër monument i Skënderbeut në qytetin italian, në Bari.

Gjithashtu, brenda vitit 2021 pritet të inaugurohet busti i ri i Skënderbeut, në Hungari, ndërsa vijojnë përpjekjet për të inicuar ngritjen e të tjera monumenteve në qytete të tjera./tvklan.al