Një autobus ka marrë flakë në lëvizje e sipër në Durrës. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në autobusin e linjës Durrës-Porto Romano. Dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike në motor.

“Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobus i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motor, ka marrë flakë në lëvizje e sipër”, njoftoi policia.

Nga zjarri i rënë nuk ka asnjë person të lënduar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes./tvklan.al