Një banesë private në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit për shkak të një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Niko Avrami” rreth orës 18:10 në banesën e E.K.
Policia e Tiranës njofton se shkak i zjarrit u bë bombola e gazit e lënë hapur.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e flakëve.
Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale. /tvklan.al