Flutura Mazreku nga Rahoveci i Kosovës jeton prej vitesh në Kanada, ose më saktësisht në Otava. Këtë të martë në emisionin “Opinion” dedikuar për shqiptarët në botë, ajo pohoi për Blendi Fevziun se janë të vërteta lajmet që është fejuar me një deputet në parlamentin kanadez.

“Ja e shikojnë që vijnë thashethemet në Shqipëri dhe thashetheme të vërteta kështu që i marrim vesh gjërat”, tha Fevziu.

Ai është në Ontario afër Torontos, deputet në qeverinë qendrore të Kanadasë.

“E kam takuar në punë se unë 6 vite kam punuar në parlamentin kanadez kam qenë këshilltare, ai ka qenë deputet dhe thjesht jemi takuar si shumë njerëz që takohen në punë”, tha Mazreku.

Mazreku u shpreh se do ta sjellë në Kosovë dhe Shqipëri këtë vit burrin deputet dhe këtu mori një këshillë edhe nga Blendi Fevziu.

Blendi Fevziu: Po në Shqipëri ke ardhur për vizitë?

Flutura Mazreku: Këtë vit po martohem dhe po e marr burrin dhe do shkojmë në Shqipëri për t’ia treguar Shqipërinë dhe Kosovën sepse jam munduar t’ia tregoj sa të bukura janë dhe Kosova dhe Shqipëria, por dua t’ia tregoj.

Blendi Fevziu: Jo këtë e ke detyrim, duhet ta marrësh patjetër ndryshe thuaji ne e kemi traditë, po nuk erdhe në vendin e nuses nuk martohemi, kështu që merre mezor sille të shohë Kosovën, Shqipërinë edhe pjesën e Malit të Zi.

Flutura Mazreku: Ai mezi po pret se ka dëgjuar shumë për Kosovën. Unë gjithmonë i flas për Kosovën i flas dhe për Shqipërinë, kështu që mezi po pret.

Blendi Fevziu: Paske detyrë që jo vetëm të vijë, por të vijë dhe të dalë i kënaqur nga Shqipëria. Kështu që të sugjeroj ta sjellësh në pjesën e jugut dhe në malet e veriut. Kosovën e di vetë pastaj./tvklan.al