Vaksinohet 12 mijë të moshuar dhe staf mjekësor në Kosovë

Të hënën pritet të nis mësimi në objekte për të gjitha nivelet e arsimit, në kuadër të masave lehtësuese që pritet të hyjnë në fuqi nga 19 prilli. Nxënësit do të kthehen nëpër shkolla dhe do të zbatohet plani i mëparshëm sipas skenarëve A, B ose C varësisht prej situatës me pandeminë, ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.

Këtë vendim e ka mirëpritur Sindikata e Bashkuar e Arsimit. Edhe prindërit edhe qytetarët e Kosovës janë shprehur se mësimi në shkolla është më i lehtë për t’u bërë edhe statistikat e MASH-it tregojnë se një numër i madh i tyre nuk ka mundur të kyçet dhe jo me fajin e tyre

Jasharaj sërish ka përsëritur kërkesën për vaksinimin e mësimdhënësve.

Partia Demokratike e Kosovës që është në opozitë po e konsideron alarmante gjendjen me pandeminë në Kosovë andaj ka deponuar kërkesën për tri debate parlamentare, për gjendjen në arsim, vaksinimin dhe gjendjen e rënduar ekonomike. Kërkesë për sigurimin e vaksinës qeverisë i ka bërë edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu.

Në Kosovë deri më tni janë vaksinuar mbi 12 mijë të moshuar dhe staf shëndetësuar ndërsa gjatë ditës së premte janë vaksinuar personat me sëmundje kronike nga mosha 75 deri 79 vjeç.

Tv Klan