Facebook i ka “vjedhur” Snapchat shkrepjet e mëdha të fotos ndërkohë që dikush është duke chat-uar në Messenger.

Kompania tashmë ka ndërtuar një veçori speciale në kamerën e aplikacionit Messenger, për ta bërë më të lehtë dërgimin e fotove tek miqtë.

Përveç se ka krijuar lehtësi në kamera, update i ri mundëson vënien e animacioneve dhe efekteve speciale në foto. Filterat janë karakteristika e Snapchat, por mesa duket kanë patur përhapje të gjerë në aplikacione e tjera.

2

Facebook ka qenë duke punuar me ndërtimin e Messenger, duke i shtuar më shumë elemente se faqes së webit apo vetë aplikacionit duke iu referuar si një platformë më vete.

Update i ri përfshin dhe lojërat që mund të luhen në grup midis shokëve./tvklan.al