Klubi katalanas po bën gjithçka për ta mbajtur në skuadër

Sapo mori në dorë topin e artë për herë të gjashtë Messi u betua edhe një herë për besnikërinë e tij ndaj Barcelonës.

“Ajo që ndjej për këtë klub shkon përtej një kontrate, përtej një firme shkon përtej një letre”?

Por, kurrë mos thuaj kurrë. Argjentinasi i ka komunikuar klubit se kërkon të prishë kontratën, me anë të një letre dërguar me faks në zyrat e Barcelonës.

Në letrën dërguar klubit. Messi kërkon të largohet duke u bazuar në një klauzolë që mban numrin 24. Hamendësohet se kjo klauzolë, i lejon futbollistit të largohet me parametra zero nga Barcelona në përfundim të çdo sezoni.

Ka nisur shfletimi i legjislacionit pasi sezoni i rregullt duhet të kishte përfunduar më 30 Qershor dhe shtyrja prej pandemisë e ka kaluar këtë datë.

Ne konferencën për shtyp të paradites, këtë të mërkurë, sekretari teknik i Barcelonës, Ramon Planes, shfaqi objektivin më të rëndësishëm për të ardhmen e klubit.

“Ajo që kemi menduar shpesh bashkë me Presidentin dhe trajnerin Koeman është që dëshirojmë të ndërtojmë një cikël të ri fitues, duke u mbështetur tek futbollisti më i mirë në botë, më i miri në histori”.

Por bomba që shpërtheu në Barcelonë pati jehonë në mbarë botën aq sa të gjithë janë ofruar të kenë në ekip Messin. Manchester City shihet si destinacioni më i mundshëm, por në rrjetet sociale janë me dhjetëra klube të sporteve të ndryshme që kërkojnë argjentinasin.

Skuderia Honda e Moto Gran Pri, është ofruar të ketë Messin. Ekipi i basketbollit Chicago Bulls e bëri fakt të kryer. E ardhmja është ende e paqartë, por në Spanjë thonë se Messi do të qëndrojë vetëm nëse Presidenti Bartomeu jep dorëheqjen.

Tv Klan