Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretimin e 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Sokol Sadushaj, Ervin Pupe, Ilir Panda janë 3 gjyqtarët e rinj që vijnë nga radhët e juristëve.

Presidenti e nënshkroi dekretin brenda afatit kushtetues, ndërsa në njoftim e zyrës së tij shkruhet se ai e konsideron fillimin nga funksionimi të Gjykatës së Lartë, si një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

Tv Klan