Meta: Koha për t’u thënë “kurrë më” projekteve shpopulluese


Meta: Koha për t’u thënë “kurrë më” projekteve shpopulluese

11:42 08/08/2020

“Edhe pas 29 vitesh Shqipëria vijon të shpopullohet me ritme dramatike”. Kështu shkruan këtë të shtunë Presidenti Ilir Meta në profilin e tij në Facebook.

Kreu i shtetit ka përkujtuar ditën kur rreth 20 mijë shqiptarë u nisën me anijen Vlora për të shkuar drejt Italisë me shpresën për një jetë më të mirë. Pikërisht ky zbarkim i tyre në brigjet e shtetit fqinj, dëshmoi sipas Metës, tragjedinë e popullit tonë të vuajtur për dekada.

“Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur”, thotë Meta.

Kreu i shtetit bën thirrje që në emër të atyre sakrificave ka ardhur koha që vendi të bëhet njësoj si Europa duke përmbushur në këtë mënyrë një ëndërr 30-vjeçare.

“Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre! Koha për ta ndërtuar Europën këtu! Koha për t’i thënë kurrë më çdo projekti izolues dhe shpopullues”!




Të ngjashme