Meta krahason kryeministrin Rama me Ramiz Alinë


Meta krahason kryeministrin Rama me Ramiz Alinë

14:13 19/06/2020

Gjatë konferencës për shtyp që mbajti këtë të Premte, Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Lidhur me Reformën Zgjedhore, i pyetur nga gazetarët se si i komenton dekoratat e kryeministrit Edi Rama, teksa shprehet se nuk ishte një reformë e mirëfilltë, por një përpjekje për ta përfshirë opozitën në proces, ai tha se i kujton Ramiz Alinë.

“Kur dëgjoj deklarata të tilla, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të kem pak nostalgji për ish-Presidentin komunist Ramiz Alia, i cili i shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhje”. /tvklan.al






Të ngjashme