“Ngërçi nuk është si pasojë e interpretimeve të ndryshme”

Presidenti Meta i ka dërguar një letër Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varheji, pasi Komisioni Europian rekomandoi hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë, në samitin e Zagrebit.

Në letër, kreu i shtetit shpreh keqardhjen për deklaratën e Komisionerit përsa i përket Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti Meta thotë se debati për Gjykatën Kushtetuese nuk është si pasojë e “interpretimeve të ndryshme”, siç shprehet Komisioneri, por për shkak të tentativave të mazhorancës socialiste për të kapur këtë gjykatë.

Tv Klan