Meta takohet me gazetarët e Vlorës: Shembuj që duhen ndjekur nga disa “profesionistë” të Tiranës



Meta takohet me gazetarët e Vlorës: Shembuj që duhen ndjekur nga disa “profesionistë” të Tiranës

09:43 19/01/2021

Presidenti Ilit Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto me gazetarët e Vlorës. Sipas kreut të shtetit, gazetaria e mirë nuk bëhet vetëm në kryeqytet.

“Kush tha, që gazetaria e mirë bëhet vetëm në Tiranë?! Në Vlorë ka sot një brez të ri gazetarësh kurajozë, që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre, në shërbim të informimit, së vërtetës dhe interesit publik”.

Meta nuk ngurron të thumbojë dhe “profesionistët” në Tiranë.

“Shembull, që duhet ndjekur madje dhe nga disa “profesionistë” në Tiranë”.

Presidenti ishte ditën e djeshme në Vlorë ku u takua me banorët e Selenicës për t’i sqaruar në lidhje me bllokimin e punimeve për të cilat kohët e fundit ka pasur një debat qeveri-presidencë. /tvklan.al






Të ngjashme