Kompania Meta duket se po teston një platformë të re për transmetim të drejtpërdrejtë që mund të rivalizojë Twitch-in.

Produkti i ri, i quajtur Super, do t’i lejonte përdoruesit të organizojnë transmetime të drejtpërdrejta interaktive për të ardhurat nga reklamat. Projekti është ende në faza relativisht të hershme, pasi është testuar me më pak se 100 krijues, por ka qenë në zhvillim të vazhdueshëm që nga viti 2020.

Një raport i Bloomberg nga dy vjet më parë e karakterizoi platformën si të ngjashme me Cameo, shërbimi që lejon njerëzit të paguajnë të famshëm për mesazhe dhe ndërveprime të personalizuara.

Krijuesit do të jenë gjithashtu në gjendje të shesin mallra ose produkte të tjera krahas transmetimit të drejtpërdrejtë.

Meta aktualisht po i lejon krijuesit të kërkojnë qasje direkt në sajtin e ri, i cili do të jetë i ndarë nga Instagram, Facebook, apo ndonjë prej produkteve të tjera që gjigandi i mediave sociale ka aktualisht, tha një zëdhënës për Insider./tvklan.al