Milani ka shpërdoruar një mundësi të artë për të siguruar matematikisht kualifikimin për në Ligën e kampioneve. Kuqezinjtë nuk kanë arritur të mundin Kaljarin në “San Siro”, duke marrë vetëm një barazim pa gola.

Situata mund të ishte akoma më keq për Milanin, pasi Kaljari, edhe pse kishte siguruar qëndrimin ne Serie A, luajti më mirë duke pasur disa raste të pastra për shënim. Ishte portieri Donaruma, i cili  me ndërhyrjet e tij vendimtare, nuk lejoi që topi të shkonte në rrjetë. Pas këtij barazimi Milani shkon në kuotën e 76 pikëve, aq sa Napoli i vendit të katërt, ndërsa Juventusi qëndron në vendin e pestë me 1 pikë më pak.

Tashme gjithçka do të vendoset në javën e fundit ku Milani ka një ndeshje shumë të vështirë jashtë, siç është ajo ndaj Atalantës.

Klan News