ministria

Ministria e Energjitikës ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike për hidrocentralin e Skavicës, duke i quajtur ato shpifje.

Ministria thotë se përpara se të bënte akuza, opozita mund të kërkonte informacion pranë saj, për të mësuar realisht se çfarë ka ndodhur me projektin.

Në reagim thuhet se është krejt normale të publikohen emrat e kompanive të huaja prestigjoze, të cilat në mënyrë zyrtare marrin pjesë në procedura të hapura e transparente koncensionesh apo partneritetesh publik– privat.

Sipas Ministrisë së Energjitikës, ekziston një procedure ligjore që po ndiqet rreptësisht prej saj për këtë projekt dhe që siguron transparencë të plotë, konkurrence të ndershme dhe vendimmarrje në interes të shqiptarëve.

Tv Klan