Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Zgjedhjet parlamentare të 24 Qershorit, do të vëzhgohen nga një mision i ODHIR-it, i cili tashmë ka hapur zyrat në ambientet e hotel Tiranës. Në të gjithë Shqipërinë, do të jenë 19 vëzhgues afatgjatë ndërsa është kërkuar nga kreu i misionit të ODHIR-it në Tiranë, që të vijnë 150 vëzhgues afatshkurtër, por sipas tij kjo është vetëm një kërkesë, nuk besoj tha ai, se do të vijnë kaq njerëz sa kemi kërkuar. Megjithatë kjo saktësohet dhjetë ditë përpara zgjedhjeve. Ndërkohë misionit të ODHIR-it do t’i bashkohen edhe 20 vëzhgues të Këshillit të Europës./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego