Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Vajza që do të zgjidhet “Miss Shqipëria 2000” do të jetë përfaqësuesja shqiptare e “Miss Europa 2000”. Konfirmohet kjo zyrtarisht jo vetëm nga ministria shqiptare e kulturës, por dhe nga kjo shkresë zyrtare e cila ka mbrritur në zyrën e ministrit Edi Rama.

Vetë presidenti i komitetit zyrtar ndërkombëtar “Miss Europa”, në këtë shkresë konfirmon se Dita Meo, shoqëria me të cilin është lidhur stafi i Miss Albanias, nuk ka të drejtën të kontaktoj apo të kreditoj në spektaklin në “Miss Europa”. Dhe këtë të drejtë “Drita Meos” ja ka hequr një gjykatë pariziene, e cila e ka përjashtruar atë nga komiteti zyrtar ndërkombëtar “Miss Europa”.

Ndërkohë a nisur puna për organizimin e spektaklit Miss Shqipëria, i cili do të realizohet në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës dhe Tv Klan. Vajzat kanë nisur të paraqiten në ambjentet e Tv Klan, ndërsa organizuesit e Miss Shqipërisë, po vazhdojnë punën për këtë spektakël bukurie, që do të zhvillohet në Butrint në fillim të muajit Maj dhe që do të transmetohet në valët e Tv Klan./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori