“Miss Universe Albania” tregon lidhjen e ngushtë me familjen (Video)

“Miss Universe Albania” tregon lidhjen e ngushtë me familjen (Video)

20:31 22/06/2019

Cindy Marina është bukuroshja që  mban kurorën e “Miss Universe Albania” dhe që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe”. Jo vetëm në volejboll, por biondja me sy të gjelbër e ka provuar veten edhe në futboll. Duket se sekreti i Cindy Marinës është të nxjerrë në pah gjithnjë më të mirën dhe duket se ishte kjo ajo që i solli triumfin edhe në konkursin e bukurisë.

“Kjo ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Vjet kur u ktheva në Shqipëri për kombëtaren, kam parë edhe natën e fundit të “Miss Universe Albania”, më pëlqeu shumë dhe thashë përse të mos e provoj. Unë kam qenë shumë e lodhur me sportin sepse të dy prindërit e mi kanë qenë sportistë, por mami ka qenë volejbolliste. Kur isha 17-vjeç mora ftesën për të luajtur në Kombëtaren e Volejbollit në Shqipëri dhe kjo ishte gjë shumë e madhe për mua. Mendoj të vazhdoj derisa të mundem me volejbollin, por edhe me modelingun. Tashmë jam duke u bërë gati për në “Miss Universe”, po praktikoj si të eci më mirë, të zgjedh fustanet sepse është peshë e madhe të përfaqësoj Shqipërinë”, tha Cindy Marina.

Marina është shumë e lidhur me familjen dhe tregon se vëllai i saj i madh është shembull. Ajo u shpreh po ashtu se nëna e saj është modeli më i mirë për të dhe mbështetje shumë e madhe.

“Unë jam shumë e lidhur me familjen. Vëllai im i madh është 5 vite më i madh se unë dhe ka qenë shembull për mua. Pasi lindi Brendon, vëllai i vogël, patëm një lidhje shumë të bukur edhe me të. Mami është mbështetje shumë e madhe për mua dhe dua të jem si ajo, sepse është shumë e fortë”, tha fituesja e “Miss Universe Albania”./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT