Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, në fjalën e tij përshëndetëse për Sesionit të 66-vjetorit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka folur për konfliktin me Turqinë.

Këto praktika minojnë vlerat e NATO-s, solidaritetin, kohezionin, unitetin dhe efektivitetin e NATO-s si një organizatë politike dhe ushtarake dhe bien ndesh me qëllimet e vetë Aleancës dhe interesat e mbrojtjes”, tha ai.

Sipas Mitsotakis, Greqia po përballet me sfida që minojnë unitetin e NATO-s dhe kërkoi angazhim më të plotë të aleancës.

Në fjalën e tij ai nuk ka pa përmendur dhe zgjedhjet në SHBA duke thënë se mirëpret angazhimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA, Joe Biden për Aleancën dhe angazhimin e tij për sigurinë në Evropë.

Më tej ai tregoi dhe raportin e vendit të tij me Turqinë duke shtuar se ka Presidentin Erdogan për të zhvilluar një frymë bashkëpunuese dhe për të bashkëpunuar me Bashkimin Evropian.

Siç e kam thënë shumë herë këtë vit, Greqia dhe Turqia do të duhet të flasin dhe nëse nuk pajtohemi atëherë do të duhet të zgjidhim mosmarrëveshjet tona duke iu drejtuar gjykatës ndërkombëtare dhe le të mbizotërojë sundimi i ligjit”, shtoi ai./tvklan.al