Në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme është diskutuar për koronavirusin, pas dy rasteve të evidentuara zyrtarisht në Shqipëri.

Është diskutuar shumë për shqetësimin që kanë qytetarët për të mbajtur maska si mënyrë parandaluese.

Mirëpo, specialistët e fushës kanë deklaruar disa herë që qytetarët nuk është e nevojshme t’i përdorin, përveç personelit mjekësor dhe atyre pacientëve që janë të infektuar.

I ftuar në studio, mjeku infeksionit Arjan Harxhi tha se mbajtja e maskës në publik nga qytetarët shkakton dëm më të madh, se sa parandalimi nga infeksioni.

“Mbajtja e maskës në publik më shumë prish punë se sa mbron. Prish punë sepse është pamundur që në jetën e përditshme të mbash maskën. Probaliteti që ti të përballesh me dikë tjetër në jetën e përditshme është shumë i vogël. Kurse një personel mjekësor e ka gjatë gjithë kohës”, u shpreh Arjan Harxhi. /tvklan.al