Modelja e njohur e identifikon veten si panseksuale: Nuk ka rëndësi nëse është ai ose ajo…



Modelja e njohur e identifikon veten si panseksuale: Nuk ka rëndësi nëse është ai ose ajo…

09:22 05/06/2020

Modelja dhe aktorja, Cara Delevingne ka ndarë mjaft detaje intersante dhe të pathëna më parë rreth jetës së saj personale, për revistën “Variety”.

27-vjeçarja e identifikon veten si panseksuale dhe mendon se gjithmonë do të jetë e tillë. Të jesh panseksuale do të thotë të mos tërhiqesh nga gjinia, por vetëm nga personi, pa marrë parasysh nëse ai është mashkull apo femër.

Unë gjithmonë do të qëndroj dhe mendoj si panseksuale. Nuk ka rëndësi nëse është ai ose ajo, unë dashurohem me personin. Unë tërhiqem nga personi”.

Delevingne më tej shton se është rritur në një familje angleze mjaft konservatore dhe kishte një periudhë, kur ajo nuk donte të pranonte se kush vërtet ishte.

Unë nuk dua ta shqetësoj familjen time. Unë kam qenë thellësisht e lumtur, por gjithashtu edhe me depresion. Kur nuk e pranon një pjesë të vetvetes, ose nuk e do veten tënde, është sikur të mos jesh aty”.

Më tej, Cara ndau me “Variety” përkufizimin e saj për krenarinë, duke thënë se është diçka që asnjëherë nuk e ka patur si fëmijë.

Një ndjenjë krenarie është si ndjenja e përkatësisë, një familje jashtë familjes tuaj, një vend ku nuk është e nevojshme të kërkoni falje ose të ndjeni turp. Unë nuk u ndjeva kurrë sikur i përkasja dikujt. Gjithmonë ndjehesha sikur nuk i përkas trupit tim. Ndihesha e humbur”./tvklan.al



Të ngjashme