Moderatorja mjaft e njohur Liberta Spahiu ishte këtë pasdite në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në TV Klan.

Ajo u shpreh se këto ditët e fundit ka lexuar më shumë lajmet apo dhe komentet në rrjetet sociale. Dhe ajo çfarë ka vënë re dhe e ka brengosur janë komentet negative në fotografitë apo videot e ndryshme që ajo apo personazhet e tjerë të showbizit publikojnë.

Për këtë arsye, ajo ka një mesazh për gjithë ata persona duke kërkuar më shumë dashuri dhe më pak urrejtje.

Liberta Spahiu: Këto ditët e fundit më ka rënë shumë shpesh edhe pse unë rri konstant në rrjetet sociale, lexoj lajme të shumta në Instagram, Facebook, TIK TOK, të gjitha këto. Ajo çka kam parë dhe që më ka brengos shumë është fatki që të gjithë neve po postojmë më shumë qoftë fotografi, video apo diçka personale, por mënyra si po komentohet, edhe mënyra se çfarë fjalë ofenduese po përdoren nga shumë komentues, të cilët realisht janë me fake account dhe nuk janë tamam ata që janë, që mund të jenë edhe dikush nga shoqëria qe rrimë me ta. Dhe kam vetëm një mesazh sa më pak urrejtje dhe ofendime dhe sa më shumë dashuri sepse po besoj që në momentin që ai vendos të më ofendojë mua apo të më shkruajë një koment të keq edhe ai me veten do ndihet keq. Nuk e di pse është nevoja të ketë kaq shumë urrejtje midis njerëzve, kur e ke shumë të lehtë ta bësh unfollow dhe nuk e ndjek më dhe je më i qetë me veten dhe me njerëzit që rrinë në rrjetet sociale. Kështu sa më shumë dashuri, se është ajo që kemi më shumë nevojë jo vetëm momentalisht, por gjithmonë. /tvklan.al