Në ditën e të dashuruarve, më 14 Shkurt do të jetë gati “Moli i Dashurisë” tek Parku i Liqenit të Tiranës.

Bashkia do të përurojë “molin e dashurisë” në këtë ditë të veçantë për çiftet, të realizuar edhe me mbështetjen e Abi Bank. Aktivitete argëtuese do të organizohen për 14 Shkurtin. Ndërkaq, të rinjtë e qendrës TEN risjellin traditën e liqenit, duke performuar këngët me kitara akustike, ku qytetarët do të mund të shijojnë një koncert live me muzikë të zgjedhur.