Autoritetet britanike kanë shpërthyer një bombë të Luftës së Dytë Botërore. Pamjet e shpërthimit të kontrolluar janë bërë publike në mediat ndërkombëtare dhe bëhet fjalë për një ngjarje që e kanë cilësuar si spektakolare.

2 600 persona u evakuuan nga zona, mes të cilëve 1 400 ishin studentë. Policia paralajmëroi se pritej një shpërthim i fuqishëm. Siç duket edhe nga pamjet, për shkak të shpërthimit është krijuar një re gjigande. Forcat xheniere kaluan 24 orë për të mundësuar shpërthimin.

“Diçka që nuk e kisha menduar kurrë se do të ndodhte”, tha oficeri i policisë Dabid Gibbins. Ngjarja ndodhi në Exter./tvklan.al