poloni - moti

Moti i keq dhe i ftohti i acartë kanë pushtuar Europën, veçanërisht atë Lindore. Në Poloni, të paktën 26 persona kanë humbur jetën nga i ftohti që prej fundjavës, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit, kanë vdekur 12 persona, pjesa më e madhe e tyre të pastrehë dhe të moshuar.

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët qeveritarë, që njoftuan se temperaturat gjatë natës kanë rënë deri në – 20 gradë Celsius në disa zona. Zëdhënësja e Qendrës Polake të Sigurisë, deklaroi se numri i viktimave nga hipotermia, që prej 1 Nëntorit të vitit të shkuar, është të paktën 41.

Situatë e vështirë regjistrohet edhe në Bremen, në Veriperëndim të Gjermanisë, ku rreth 300 emigrantë janë evakuuar nga tendat për shkak të ftohtit. Që prej Vitit të Ri, temperaturat e ulëta kanë vështirësuar më tej kushtet në kampet e refugjatëve.

Tv Klan