Moti sot dhe parashikimi i tij për nesër nga Meteoalb.

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e një moti të qëndrueshëm, ku kthjellime dhe vranësira të pakta do të jenë dominante.

Në pjesën e dytë të ditës do të kemi zhvillim të vranësirave ku do të ketë shira të izoluara kryesisht në zonat veriperëndimore në mbrëmje. Përsa i përket temperaturave të ajrit, do të vijnë në zbritje në orët e para të ditës, por do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale 4 gradë Celsius, ndërsa maksimumi në mesditë 23 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h në drejtimin veriperëndimor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut edhe Jonit të krijohet dallgëzimi 2-3 ballë. /tvklan.al