Moti sot dhe parashikimi i tij për nesër nga Meteoalb.

Sipas Meteoalb, orët e para të ditës do të vijojnë me alternime kthjellimesh si dhe vranësirash. Në skajin verior dhe zonat jugore do të ketë shira afatshkurtra.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë një përmirësim gradual të kushteve atmosferike në këto zona. Temperaturat do të vijojnë në zbritje në mëngjes dhe do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale 3 gradë Celsius, ndërsa maksimumi në mesditë 23 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h në drejtimin verilindor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë. /tvklan.al