Policia po heton si shkak prishjen e pazareve të drogës

Pak ditë pas sulmit qe iu bë të riut Elvis Elezi në një lokal në Fushë-Krujë, policia njofton se ka arritur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim njërin prej tyre. Bëhet fjalë për Geat Bakallin, 34 vjeçarin i cili rezultonte të jetë banues në Budull dhe me një precedent penal ku ka qenë i dënuar për trafik lëndësh narkotike.

Po ashtu uniformat blu kanë arrestuar edhe 31 vjeçarin, Gazmend Kusta, i njohur edhe me mbiemrin Ceni pasi hetimet zbuluan se ky person i ka fshehur makinën që autorët e ngjarjes kanë përdorur për tu larguar.

Motivi i sherrit ende nuk është bërë me dije por policia po heton atë të prishjes së pazareve të drogës, pasi Elvis Elezi ka vuajtur një dënim për drogë në Kroaci dhe nuk kishte shumë që ishte liruar nga qelia.

30 vjeçari u dhuna nga 4 persona pak ditë më parë në Fushë Krujë. Autorët u futën në lokal ku po qëndronte i riu dhe në kërcënimin e armëve e goditën me shkop duke i sjellë lëndime të shumta.

Klan News