Jose Mourinho e gjen gjithnjë fajtorin për rezultatet e munguara, por kur nuk ka kujt t’i faturojë këtë hedh poshtë edhe të tijët. Trajneri i Manchester, në konferencën për shtyp pas barazimit 2-2 me Laicester City tha se futbollistët e tij luajtën si fëmijë në minutat e fundit.

“Lojtarët morën vendime fëmijërore në zonën tonë dhe zonën e tyre. Unë nuk mund ta ndaloj lojën në 2 minutat e fundit dhe t’u mbaj fjalim atyre se si duhet të veprojnë. Ata duhet ta dine vetë si të vendosen, duhet ta lexojnë lojën”.

Ndryshe nga shumë trajnerë të tjerë që marrin përgjegjësitë në raste të tilla, Jose Mourinho as nuk e mendon. Ndoshta edhe ky është një faktor që në klubin e Manchester po mendojnë të mos i ofrojnë një rinovim kontrate. Trajneri ka kërkuar zgjatjen e saj madje me dyfishin e pagës, por nga drejtuesit e klubit nuk ka ende një përgjigje.

Tv Klan