Mediat: Trajneri po mëson gjermanisht

Jose Mourinho ka konfirmuar se planifikon të kthehet në drejtimin e një klubi këtë verë.

61-vjeçari u shkarkua nga Roma në Janar dhe emri i tij është lidhur me Chelsea-n dhe Bayern Munich.

Tifozët e Chelsea-t brohoritën emrin e Mourinhos në Brentford në fillim të këtij muaji mes zhgënjimit në rritje me Mauricio Pochettino.

Bayern po shqyrton një lëvizje për Mourinhon pasi kërkojnë dikë që të zëvendësojë Thomas Tuchel kur ai të largohet në fund të sezonit.

Raportimet në Gjermani madje sugjerojnë që Mourinho tashmë po mëson gjermanisht në përgatitje për të marrë drejtimin e Bayernit.

Mourinho ndoqi nga afër garën e Moto GP në Portimao dhe pranoi se kërkon të rikthehet në punë në verë.

Nga ana tjetër ka zëra se ai mund të rikthehet në Portugali.

Tv Klan