6 persona të dyshuar për lidhje spiunazhi me Rusinë dhe Kinën janë arrestuar në Gjermani gjatë këtij muaji. Një ndihmës i eurodeputetit Maximilian Krah, i cili drejton partinë e ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” u arrestua me dyshimet se spiunonte për Kinën.

Prokurorët kanë nisur gjithashtu hetimet paraprake ndaj vetë politikanit që dyshohet se ka marrë pagesa nga burime pro-ruse dhe kineze. Vetë Krah mohon çdo akuzë.

Ndërkohë dy shtetas gjermanë me origjinë ruse u arrestuan me dyshimin se kanë komplotuar për të sabotuar ndihmën ushtarake të Gjermanisë për Ukrainën, ndërsa tre gjermanë të tjerë u ndaluan si të dyshuar se kanë planifikuar të kalojnë modele të avancuara të motorëve tek inteligjenca kineze.

Ekspertët shprehen se është vërtet e pazakontë që një numër kaq i lartë arrestimesh me pretendimin për spiunazh për Rusinë dhe Kinën të kryhen në të njëjtën kohë. Zyrtarë në shërbimet e inteligjencës i shohin arrestimet e fundit të profilit të lartë si një mënyrë për të theksuar shtrirjen e infiltrimit të huaj armiqësor në Gjermani.

Tv Klan