E ftuar speciale e kësaj të shtune në spektaklin e humorit Klanifornia në Televizionin Klan, ishte Rudina Hajdari. Deputetja u përball me pyetjet e Gilbertit, i cili donte të dinte se përse kur ishte pjesë e Partisë Demokratike bënte lapsuse. Dhe Hajdari e kishte një përgjigje…

Gilbert Fevziu: Zonja Hajdari, shpesh media sociale kur ishit në PD iu diktonin që bënit lapsuse, bënit gafa dhe merreshin me këto gjëra. Ndërkohë shikojmë dhe Lul Bashën që bëjnë të njëjtën gjë, thotë 7×7=88, 100-9=200, bën disa llogari kështu. Dhe kur ishe të PD, edhe ti bëje nga këto gjërat, tani që ke ikur nga PD nuk bën më, je tamam tani, njeri. Mos është influenca e Bashës, mos vallë njerëzit që i afrohen Bashës fillojnë thonë gjëra kështu?

Rudina Hajdari: Po mund të jetë ndonjë virus budallallëku aty brenda, nuk i dihet. Partitë e vjetra këtë kanë, se janë si njëlloj kulti dhe ti imiton ata…/tvklan.al