Studimi: Deri në 70% me ngjitës se varianti i hershëm i Covid-19

Mutacioni britanik është gati 2 herë më vdekjeprurës se variantet më të hershëm të COVID-19ës. Në këtë përfundim arrin një studim i publikuar në revistën British Medical Journal, ku bëhet krahasimi i shifrave të vdekjeve dhe infektimeve mes dy varianteve.

Shkencëtarët britanikë thonë se varianti i shfaqur fillimisht në zonën e Kentit në Angli është shkaktar i vdekjeve të 227 të infektuarve në një grup prej rreth 55 mijë pacientësh të përzgjedhur për studim. Mes të njëjtës shifër pacientësh të analizuar me variantet fillestare të koronavirusit, rezultoi se numri i të vdekurve ishte 141, gati 2 herë më i ulët.

Studimi po ashtu konstaton se mutacioni britanik përhapet 40 – 70% më shpejt se variantet fillestarë. Virologët britanikë thonë se e kanë ende jo shumë të qartë mekanizmin që e bën këtë variant më ngjitës, por thonë se ky mutacion mund të ketë ritëm më të shpejtë shumimi, çka e ka bërë atë më dominant për një periudhë të shkurtër në shumë vende europiane. Ky mutacion u konstatua për të parën herë në Shtator të 2020-ës.

Tv Klan