Myrto Uzuni u konfirmua edhe njëherë se është heroi i Granadës së këtij sezoni. Pavarësisht vështirësive që po kalon kjo skuadër, beratasi ka arritur të lë gjurmë, duke qenë lojtari më efikas.

Me golin ndaj Alaves, sulmuesi shqiptar u ngjit në kuotën e 10 të tillëve për të qenë edhe ai që shënon më shumë tek Granada. Mbi të gjitha, 28-vjeçari është lojtari i katërt i andaluzianëve që arrinë këtë kuotë golash në një sezon të vetëm të La Liga në shekullin e 21.

Një gjë të tillë e ka bërë para tij, Jussef El Aarabi dy herë, Carlos Fernandez dhe Horge Molina. Shifra mjaft të mira për Uzunin, i cili shihet si shpresë nga tifozët e Granadës për të shmangur rënien nga kategoria në fund të sezonit.

Këtë vit, sulmuesi shqiptar ka luajtur 30 ndeshje dhe shënuar në total 10 gola, pra një gol në çdo 90 minutësh, për të zënë edhe peshën më të madhe në 32 golat e shënuar nga Granada. Më këtë ritëm, sulmuesi pritet ta ketë më të thjeshtë garantimin e ftesës në kombëtaren shqiptare në Euro2024.

Klan News