Lajmin e mirë për zbulimin e naftës në pusin Shpirag  4 në afërsi të Beratit, Ministria e Industrisë dhe Energjisë, Belinda Balluku e dha në krah të krah të Drejtorit të Përgjithshëm të Shell në Shqipëri, Rohan D’Souza. Ky zbulim nga ana e kompanisë Shell, e cila po bën kërkimet në këtë zonë për Ministren Balluku, i pari pas 30 vitesh në Shqipëri, pritet të ketë një impakt pozitiv në ekonomi.

“Nëse pusi përmbush pritshmërinë Shell do të fillojë prodhimin, duke u bërë kështu një aktor i rëndësishëm në tregun e naftës dhe gazit në Shqipëri. Prodhimi nga ky pus do të stimulojë punësimin, do të rrisë furnizimin me naftë të rafinerive vendase, do të inkurajojë krijimin e ekonomive të shkallës në sektorin e downstream dhe do të krijojë standarde më të larta të prodhimit në atë të sektorit upstream.”

Nëse pusi përmbush pritshmërinë, Drejtori i Përgjithshëm i Shell në Shqipëri tha se nga ana e kompanisë do të nisë prodhimi.

Rohan D’Souza, Drejtor i Përgjithshëm i Shell në Shqipëri: “Jemi ende në fazën vlerësuese në bllokun 2 e 3 që do të thotë se shpime të mëtejshme e teste kërkohen për ne në mënyre që të rrisim rezervuarin dhe potencialin për qëllim komercial. Testi i prodhimit shumë ditësh që po kryejmë ka dalë siç duhet, me disa mijëra fuçi në ditë dhe volumet e rikuperueshme tregtare janë ende për tu vlerësuar dhe hapi tjetër është që të kryejmë një test të zgjeruar në Shpirag 4 për të bërë shpime të tjera në puse të tjera që mund të na çojnë në një fasilitet pilot vlerësimi deri tek vendimi përfundimtar për investime.”

Prodhimi aktual i naftës së papërpunuar në shkallë vendi është përafërsisht 18 mijë fuçi në ditë. Sikurse përcaktohet në marrëveshjen e hidorkarbureve me SHELL, shteti shqiptar përfiton rentë minerare, pjesën e tij të prodhimit, si dhe tatim mbi fitimin që nga fuçia e parë e prodhuar. Ministrja Balluku tha se është në kontakte edhe me kompani të tjera që kanë shfaqur interes për kërkim-zbulim të naftës dhe gazit në Shqipëri.

Tv Klan