Najada Çomon e njohim jo vetëm për punën e saj si profesioniste në fushën e shëndetësisë, apo së fundmi për kandidaturën për deputete në radhët e socialistëve në Tiranë, por edhe për look-un e veçantë.

Flokët e saj të kuqe janë një tipar që e kanë identifikuar prej kohësh. Megjithatë, këtë të hënë, mjekja e njohur habiti jo pak kur u shfaq në skenën e “Në kurthin e Piter Pan” me një pamje të transformuar.

Noemy: Ku do vijë doktoreshë Najada?

Alketa Vejsiu: Doktoreshë Najda ja ku është zemër…

Noemy: Jo-jo-jo nuk është doktoreshë Najada, se është me flokë të kuqe, sepse unë vetë e pashë dje tek provat.

Alketa Vejsiu: Ti ke shumë të drejtë, por gratë i lyejnë flokët vazhdimisht dhe doktoreshë Najada i ka bërë flokët me një ngjyrë tjetër, ngjyrë lajthie…

Najada Çomo: Ishim dje në prova bashkë ne… Sa mbaruam provat, erdhi anija fluturuese për të shkuar tek ishulli i Piter Pan. Shkova, frynte një erë e madhe dhe para pak kohësh më solli anije fluturuese direkte këtu dhe unë nuk e di akoma si jam bërë. Ju mendoni se kam ndryshuar? Se mos nuk më pranojnë dhe aty të spitali kur të shkoj./tvklan.al