Napoli barazoi 1 – 1 me Lazio në një ndeshje me raste dhe emocione. Një mundësi e humbur për ekipin e Maurizio Sarri për të qenë më pranë kreut të renditjes.

Napolitanët edhe pse shënuan të parët me kapitenin Hamsik, iu gëzuan avantazhit vetëm për pak minuta. Keita nuk i dha mundësi reagimi portierit Reina, duke shënuar për Lazio.

Torino fitoi me rezultatin 5 – 1 me Cagliari në takimin hapës të javës së 12 të Serie A. Skuadra e Mihajlovic tregoi që në minutat e para se do të zotëronte sfidën.

Miqtë nga Sardenja luajtën me 10 futbollistë prej minutës së 58’ për shkak të një kartoni të kuq. Me këtë fitore Torino u ngjit në vendin e gjashtë.

Serie A do të zhvillojë të dielën ndeshjet e tjera.

Tv Klan