Napoli nuk ndalet duke fituar edhe në fushën e Atalantas.

Ekipi i Elseid Hysajt triumfoi me rezultatin 1 – 0 ndaj atij të Etrit Berishës në sfidën e mesditës.

Portieri i Kombëtares edhe pse shpëtoi në disa raste vendasit nga goli, u dorëzua në minutën e 65’.

Mertens realizoi për napolitanët. Ky sukses e mban Napolin në vendin e parë, që nuk e rrezikojnë edhe në rast të një fitoreje të Juventus me Genoa të hënën në mbrëmje.

Sukses për Lazio që mundi thellë 5 – 1 Chievo. Triumfi i ekipit, ku aktivizohet edhe Thomas Strakosha, e ngjit në vendin e tretë, në pritje të takimit të mbrëmjes Inter – Roma.

Sampdoria me rezultatin 3 – 1 mundi Fiorentinën.

Serie A po luan javën e 21.

TV KLAN