Rastet me Covid-19 rrezikojnë ndeshjen me Juventus

Napoli nuk është nisur drejt Torinos për ndeshjen me Juventusin, pasi ia ka ndaluar Rajoni i Kampanias. Shkak janë bërë rastet me Covid në skuadër.

Mediat italiane shkruajnë se futbollistët janë në shtëpitë e tyre. Në izolim është edhe Juventusi, pasi dy pjesëtarë të klubit rezultuan pozitiv gjatë kontrolleve.

Takimi është programuar të zhvillohet të dielën në orën 20:45, ndërkohë që nuk ka ende asnjë vendim zyrtar për këtë sfidë.

Tv Klan