Sa më lart të ngjiteni, aq më katastrofike do të jetë rënia. Është një ligj i fizikës, por në krahasim me sportin ka të njëjtin efekt. Me këtë situatë gjendet Napoli, që po përjeton ndoshta sezonin më të vështirë në histori.

Tashmë të shkurorëzuar si kampion, jugorët janë shumë pranë rrezikut për të mbetur jashtë Kupave të Europës për herë të parë në 14 sezonet e fundit. Për të ndryshuar këtë tablo duket se presidenti, Aurelio de Laurentiis ka zgjedhur edhe trajnerin që do e udhëheq për sezonin e ardhshëm. Mediat italiane raportojnë për një akord me Stefano Piolin, i destinuar për tu larguar nga Milani. 

Pioli ka kontratë me kuqezi, gjithsesi, Napoli ka gati strategjinë për ta bindur që të pranojë aventurën me të kaltërit. Oferta do të jetë në përputhje me atë të paraqitur disa vite më parë për Luciano Spalletti. Piolit do t’i ofrohet një kontratë dyvjeçare me opsionin për një sezon të tretë me tre milionë Euro në vit plus bonuse.

Një shifër larg 4.5 milionëve që trajneri Emilian merr nga Milani. Në rast të një dështimi për të marrë në Napoli një emër si Pioli, Napoli ka në fokus Vincenzo Italiano, teknikun që ka shndërruar totalisht Fiorentinën në sezonet e fundit.

Klan News