Navalni shfaq shenja infektimi në rrugët e frymëmarrjes

Aleksey Navalny

Navalni shfaq shenja infektimi në rrugët e frymëmarrjes

09:59 06/04/2021

Dyshime për tuberkuloz, prej disa ditësh edhe në greve urie

Lideri i opozitës anti-Putin në Rusi, Aleksei Navalni shfaq shenja të rënda infektimi në rrugët e frymëmarrjes, teksa dyshohet se në burgun ku ai mbahet i izoluar është përhapur turberkuzoli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Navalni përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku thotë se ka kollë të vazhdueshme dhe temperaturë mbi 38 gradë celsius, e po ashtu dhimbje të vazhdueshme në shpinë dhe këmbë. Atij i janë bërë edhe testet e COVID-it. Mjekët personalë nuk lejohet ta vizitojnë.

Navalni dhe disa të burgosur të tjerë në burgun e Pokrovit, 100 kilometra në lindje të Moskës, janë dërguar në spital për kurim, siç bëjnë të ditur mediat pro-Kremlinit. Avokatët që e vizitojnë vazhdimisht thonë se lideri opozitar rus po përballet me trajtim jo të mirë në burg, ku për gjithë institucionin ka vetëm 1 mjek. Prej disa ditësh, Navalni ka hyrë edhe në grevë urie, ndërsa mjekët thonë se ka refuzuar të marrë çdo lloj trajtimi.

44-vjeçari po vuan dënimin për korrupsion dhe u rikthye në burg në Shkurt, pas kurimit në Gjermani me dyshimin se ishte helmuar me Noviçok.

Tv Klan







Të ngjashme