Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar



Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

15:14 15/09/2020

Aktori i njohur Adem Mikullovci nga Kosova ka humbur jetë në moshën 81-vjeçare në orët e para të 15 Shtatorit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë gruaja e tij Lumnije Mikullovci përmes një postimi në “Facebook”.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka shkruar bashkëshortja e tij.

Rikujtojmë se Adem Mikullovci ka lindur në Vushtrri më 1939 dhe gjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike si teatër dhe komedi. Në vitin 1990-1992 ai ka qenë i deleguar i Kuvendit ku shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë. Gjithashtu ai është zgjedhur edhe si deputeti i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar. /tvklan.al




Të ngjashme