Falë një bashkëpunimi të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza në Shqipëri dhe Itali,  Frontex dhe Policisë Greke, u bë i mundur ndalimi i një skafi që kishte brenda 2 ton kanabis.

Pas 6 orë ndjekje nga ana e forcave të policisë të tre vendeve dhe me mbështetjen e avionëve të Frontex, u arrit bllokimi i skafit në ishullin e Karaburunit.

Tre personat që ndodheshin në bord janë ende ne kërkim pasi kanë arritur të largohen në pyje duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin e vështirë.

Lënda narkotike është akoma duke u mbledhur pasi ishte hedhur në det.

Po ashtu, gjatë këtij operacioni, në perëndim të Sazanit u kap edhe një gomone e cila dyshohet se vinte nga Italia për tu ngarkuar me lëndë narkotike në vendin tonë.

Në bordin e gomones u kap një shqiptar me inicialet A.Gj, 54 vjeç nga Vlora dhe një shtetas italian me inicialet F. P, 39 vjeç, nga Brindizi.

Policia po punon për kapjen e personave të arratisur dhe zbardhjen e mëtejshme të të dy rasteve./tvklan.al