Britani- Një nënë e tre fëmijëve ka ndërruar jetë 17 ditë, pasi bëri gjoksin me dëshirën për të përmirësuar pamjen e saj.

Louise Harvey, 36 vjeçe, vdiq pasi pësoi një mpiksje të gjakut në gjoks.

Harvey filloi të kishte komplikime të frymëmarrjes dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Norwich, por ndërroi jetë disa orë më vonë.

Lidhur me ngjarjen ka nisur një hetim i detajuar, për të kuptuar se çfarë nuk ka shkuar mirë gjatë operacionit.

Miqtë e saj kanë hapur një faqe për të mbledhur para për fëmijët e saj – Kayleigh-Anne, 18 vjeç, Owen, 11 dhe Jaxon, 6 vjeç.

“Ka qenë një tronditje për të gjithë ne, një nënë e bukur dhe e devotshme për tre fëmijët e saj është larguar prej nesh kaq herët, ajo kishte aq shumë për të jetuar”,

janë shprehur miqtë e saj.

/

tvklan.al