Kryesoi listat e muzikës pop gjatë viteve 70-80

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare Olivia Newton – John  e njohur për këngët e saj si  “I honestly love You” dhe “Phisical”. Ajo ka kryesuar top listat botërore të muzikës pop gjatë viteve 70 – 80 .

Vdekja e këngëtares së lindur në Britani dhe rritur në Australi, u njoftua në llogarinë e saj në Instagram nga familjarët. Aty  shkruhej se ajo “u nda nga jeta në mënyrë paqësore” në shtëpinë e saj në fermë e rrethuar nga familja dhe miqtë”.

Olivia Neëton John, e cila në karrierën e saj si këngëtare ishte vlerësuar 4 herë me çmimin Gramy kishte zbuluar disa vite më parë se vuante nga kanceri i gjirit. Këngëtarja anuloi shfaqjet pasi kanceri ishte përhapur në shpinën e saj.

Olivia Newton John përtej vlersimeve në karrierën e saj si artiste është vënë në shënjestër  nga kritika si një këngëtare tejet komerciale. Ajo arriti kulmin e karrierës së saj kur luajti krahas aktorit John Travolta në një mjuzikëllin e famshëm “Grease”.

Tv Klan